Shpendi kundër ‘Pronto2’, thotë se shteti duhet të ç’kapet! (Foto)

05.08.2016 20:11:26

Kryetari i Prishinës, Shpend Ahmeti i është bashkuar protestës kundër aferës “Pronto2”, e cila është duke u mbajtur në sheshin “Skendebeu”, para Qeverisë së Kosovës.

Në një prononcim për “Indeksonline”, Ahmeti ka deklaruar se këto audio-incizimet duhet të kundërshtohen nga gjithë qytetarët e Republikës.

“Protestuesit kanë thirrë protestë dhe unë kam dal si një qytetar i thjeshtë që t’i kundërshtojmë këto që po i dëgjojmë tani. Duhet t’i kundërshtojmë bashkë këto që po ndodhin dhe përfundimisht ta ç’kapim shtetin”, ka thënë ai.