“Shpendi s’do të jetë as deputet”, ish-deputeti i VV-së tallet me votat e PSD-së

08.10.2019 19:14:46

Ish-deputeti i VV-së, Salih Zyba është tallur me votat që PSD dhe Shpend Ahmeti kanë arritur t’i fitojnë në zgjedhjet e të dielës.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Ahmeti sipas tij nuk do të jetë as deputet, por as kryetar komune, shkruan lajmi.net.

Ka ironizuar duke thënë se vendin ku do të jetojë ka të drejtë ta zgjedh njëllojë si ish-kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku.

Postimi i plotë i Zybës:

Pas fitores së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, pyetja më e shpeshtë që po më bëhet është: a më shumë ke vota ti a Shpend Ahmeti.
I sigurtë jam që Shpendi përveç që nuk do të jetë deputet, nuk do të jetë as kryetar komune. E vendin ku do të jetojë ka të drejtë ta zgjedhë si Xhabir Zharku.