Shpërblehen me nobel në fizikë tre fizicientët britanik

04.10.2016 12:51:34

Çmimi Nobel i Fizikës iu dha sot tre britanikëve që punojnë në SHBA, David Thouless, F. Duncan Haldane dhe J. Michael Kosterlitz, për kërkimet e tyre mbi materien.

“Zbulimet e tyre kanë mundësuar përparime të kuptimit teorik të mistereve të materies dhe kanë krijuar prespektiva të reja për zhvillimin e materialeve inovuese”, shkruan Fondacioni Nobel.