Shpërndahen protestuesit, pelegrinët serb nuk erdhën në Gjakovë

06.01.2019 12:24:54

Pelegrinët serb nuk kanë ardhur sot në qytetin e Gjakovës për pelegrinazhin e tyre të rregullt vjetor.

Ndërkohë qytetarë të shumtë të Gjakovës sot ishin mbledhur që nga ora 8 e mëngjesit për të protestuar kundër ardhjes së tyre.

Ata protestuan sot në qytetin e tyre, siç kanë thënë ata “kundër ardhjes kriminelëve, të cilët nën petkun e pelegrinëve sot vijnë në Gjakovë”.

Protestuesi Kasim Qerkezi tha se ka humbur 5 familjarë, e ndër ta edhe djalin e tij 18 vjeç.

“Nuk jemi kundër festës, çdo vit do të protestojmë për familjarët tanë ende të pagjetur”.

Ai tha se 4 prej familjareve që i janë vrarë ende nuk janë gjetur.

Sebahate Doli, tha se do protestojnë “sepse na kanë bërë shkrumb e hi”.