Shpërndanin drogë në Qytetin Studenti, arrestohen 5 të rinj

07.01.2017 21:14:59

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar ‘Nata e Ftohtë’, në kuadër të të cilit janë arrestuar 5 të rinj me akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike. Burime nga policia e kryeqytetit bëjnë me dije se janë vënë në pranga shtetasit Klajdi Llapi, 20 vjeç, banues në Tiranë; Dorian Rapushaj, 21 vjeç, banues në Tiranë; Marin Tona, 20 vjeç, banues në Tiranë; Devi Hajro, 19 vjeç, banues në Tiranë dhe Nimert Hoxhaj, 19 vjeç, banues në Tiranë.

Të arrestuarit dyshohet se shpërndanin bimë narkotike kryesisht në godinat e “Qytetit Studenti” në rrugën “Budi”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë prej tyre me qira janë gjetur rreth 27 gramë bimë e dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa e ndarë në porcione gati për shitje.

Materialet në ngarkim të tyre  i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Prodhim dhe shitje të narkotikëve e kryer në bashkëpunim‘’.