Shpërthejnë dy bomba në Dresden, njëra në një xhami

27.09.2016 11:35:29

Policia gjermane bën të ditur se mbrëmë në Dresden kanë eksploduar dy bomba. Njëra ishte e vendosur në një xhami ndërsa tjetra në qendrën e konferencave ndërkombëtare.

Por sipas Reuters askush nuk është lënduar nga këto dy shpërthime.

“Edhe pse deri më tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë, duhet të bazohet në faktin se motivi ishte ksenofobia”, tha shefi i policisë në Dresden, Horst Kretzschmar.