Shpërthejnë dy bomba në Tajlandë, një e vdekur e 19 të plagosur (Foto)

12.08.2016 09:06:08

Dy bomba kanë shpërthyer në një resort në Tajlandë duke vrarë një grua dhe plagosur 19 të tjerë, përfshirë edhe turistë të huaj.

Bombat ishin të fshehura në vazo bimësh dhe ishin vendosur 50 metra larg njeri-tjetrit dhe janë aktivizuar përmes telefonit me rreth 30 minuta diferencë nga njëra tjetra.

Mediat lokale raportojnë se shpërthimet e dyfishta në Tajlandë po kthehen në normalitet në tre provinca në jug të vendit, por sulmet në pika turistike janë të rralla.