Shpërthen Dortmundi, mposht 6-1 Gladbahun

24.09.2017 00:29:38

Borussia e Dortmundit shkatërroi 6-1 Borussian e Monchengladbahut në “Singal Iduna Park” dhe duke përfituar nga ndalesa e Bayrnit ndaj Wolfsburgut krijoi një distancë prej 3 pikësh me skuadrën e Ancelottit. Dyshja Philip-Aubameyang ishte thjesht e papërmbajtshme në këtë përballje, që nuk pati shumë histori, sepse verdhezinjtë dominuan në cdo aspekt.

Në minutën e 28-të këmbëngulja e Aumabeyang nga e djathta u shpërblye me devijimin e Philip që u ndal vetëm në rrjetë. 10 minuta më vonë i njëjti autor, Philip, i shërbyer  nga Toljan, shënoi të dytin përsonal, për t’ia lënë skenën sulmuesit me origjinë nga Gaboni. Vecse në fund të pjesës së parë  u ndryshuan rolet, shërbeu Philip, shënoi Aubameyang. Shtylla i erdhi në ndihmë për një moment Gladbahut pas devijimit me kokë të 28-vjecarit, të cilit gjithsesi topi iu kthye në këmbë për të përfunduar sërish në rrjetë.

Por Dortmundi nuk u mjaftua me katër gola, pasi Aubameyang një mjeshër në kundërsulm shënoi të tretin personal në të 62-ën. Stindl realizoi golin e nderit për Gladbahun katër minuta më vonë, ndërsa Weigl, gjeti mënyrëm më të mirë të mundshme për vulosur goleadën e verdhezinjve.