Shpërthen granata në Pogradec, dy punëtorë të plagosur

20.01.2017 11:52:48

Një shpërthim shkaku i të cilit paraprakisht dyshohet të ketë qenë një granatë e vjetër, ka shkaktuar dy të plagosur, njëri prej tyre në gjëndje të rëndë.

Policia bën me dije se në fshatin Vërdovë duke kryer punimet për tubacionet e ujësjellësit, ka ndodhur një shpërthim, shkaku i të cilit paraprakisht dyshohet të ketë qenë një granatë e vjetër.

Për pasojë kanë marrë dëmtime trupore E.G, 22 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe R.M, 52 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Pogradecit nën kujdesin e mjekëve të cilët kanë qenë duke kryer punime.

Policia thotë se ka ngritur grupin hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Duke kryer punimet për tubacionet e ujësjellësit, ka ndodhur një shpërthim, shkaku i të cilit paraprakisht dyshohet të ketë qenë një granatë e vjetër”, – thuhet në njoftimin e policisë.