Shpërthen një cisternë gazi në rrugën Fier-Patos

05.11.2019 15:11:04

Një depozitë gazi ka shpërthyer në Portëz, në aksin rrugor Fier-Patos.

Sipas pronarit, Sokol Meçe shkak për shpërthimin ishte nxehja e elektromotorit, ndërkohë që nuk raportohet për viktima ose të plagosur.

Banorët e zonës u shprehën se janë trembur shumë, pasi shpërthimi ishte i fuqishëm.

Ndërkohë në vend ngjarje kanë mbërritur dy zjarrfikëse.