Shpërthen ujësjellësi tek Ura e Fshejt (Video/Foto)

21.09.2016 19:17:50

Qytetarët e Kosovës vazhdimisht po përballen me mungesë të ujit të pijshëm.

E gjitha kjo në të shumtën e rasteve ka ndodhur për shkak të keqpërdorimit të ujit nga vetë qytetarët.

Me një problem të tillë siç duket do të përballen ditëve në vijim banorët afër Urës së Fshejt, e kjo për shkak se sot ka shpërthyer gypi i ujësjellësit.

Në videon e siguruar nga Telegrafi shihet se në momentin kur ka shpërthyer ujësjellësi, është krijuar një fontanë.

j2

j1