Shpërthen vullkani në Rusi, hiri arrin në 11 kilometra lartësi

10.12.2016 18:45:02

Një vullkan ka shpërthyer në Kamchatka të Rusisë, ku hiri vullkanik ka arrit lartësinë 11 kilometra mbi nivelin e detit.

Vullkani ka shpërthyer sot, ka njoftuar Ministria ruse për Situata të Jashtëzakonshme.

Sipas autoriteteve ruse, edhe pse vullkani është i përmasave të mëdha, nuk ka pësuar asnjë person, pasi rajoni është i pabanuar. Po ashtu, autoritetet kanë lëshuar alarmin portokalli.