Shpërthim i fuqishëm në Itali

01.12.2016 19:48:53

Një shpërthim ka ndodhur pasditen e sotme në Itali, rreth orës 16, në rafinerinë e gazit “Eni” në Sannazzaro de’ Burgondi, pranë Pavias, një nga rafineritë më të mëdha në vendin fqinjë.

Mediat lokale raportojnë se nuk ka viktima, transmeton syri.

Sipas raportimeve, vetëm një person është plagosur lehtë. Bëhet fjalë për një punëtor, i cili teksa largohej me shpejtësi nga vendngjarja, ka pësuar lëndime të lehta në gju.