Shpërthim i ri në Shri Lanka

22.04.2019 14:55:18

Në kryeqytetin e Shri Lankës, Kolombo, ka ndodhur një shpërthim i ri pranë kishës gjatë çmontimit të bombës,

Siç raporton Reuters, pranë kishës ku shpërtheu bomba, shpërtheu edhe një kamion.

Aksidenti ndodhi kur deminuesit u përpoqën të çmontonin bombën e zbuluar dhe mediet lokale thonë se nuk ka viktima.

Ndryshe, në sulmet masive për Pashkë në kishat dhe hotelet luksoze në Shri Lanka, 290 vetë u vranë, ndërsa mbi 500 të tjerë u plagosën.