Shpërthim në një ndërtesë në SHBA (Video)

28.08.2017 19:11:16

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një ndërtesë në qendër të Houston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dëshmitarët postuan në rrjetet sociale pamje të godinës ku ndodhi shpërthimi, ku duken flakët e zjarri dhe tymi që dalin nga kati i parë i ndërtesës.

Raportohet se shpërthimi ndodhi në zyrat e një agjencie që ofron konsulencë ligjore. Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende.

Nuk ka të dhëna as nëse ka persona të lënduar nga shpërthimi.