Shpërthim në një shtëpi në New York, disa të lënduar (Video)

27.09.2016 14:37:30

Një shpërthim ka shkatërruar një shtëpi në New York City – duke plagosur një zjarrfikës dhe “shumë” të tjerë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, ekipet e zjarrit ishin të pranishëm në një zjarr në një shtëpi, kur një rrjedhje gazi ka shkaktuar shpërthimin.

E dëshmitarët kanë deklaruar se shpërthimi ngjante më shumë me një “shpërthim të madh bombe”.

Imazhet e postuara në rrjetet sociale tregojnë një shtëpi me katin e fundit të shkatërruar totalisht.