Shpërthim në një supermarket në Austri, nëntë të lënduar

23.09.2019 15:40:05

Autoritetet austriake kanë thënë nëntë persona janë plagosur në një shpërthim në një supermarket në jug të Austrisë.

Sipas mediave të huaja, shpërthimi ndodhi të hënën në supermarketin në St. Jodok am Brenner, midis Innsbruck dhe kufirit italian.

Ndërsa siç ka bërë të ditur shërbimi lokal i emergjencës, asnjëri nga të lënduarit nuk pësoi dëmtime të rrezikshme për jetën.

Gazeta Tiroler Tageszeitung tha se raportet fillestare tregojnë se një punëtor mund të ketë shpuar në një tub gazi.