“Shpërthimi” i Presidentit, Rama “qep gojën” para Ilir Metës!

02.07.2019 13:39:34

Kryeministri Edi Rama në një takim me drejtues të policisë në Ministrinë e Brendshme, falenderoi efektivët gjatë mbarëvajtjes së protestave të opozitës joparlamentare prej muajit shkurt. Ai tha se 60 efektivë policie mbetën të plagosur gjatë protestave, ndërsa i vlerësoi ata për vendosmërinë e tyre dhe vetëpërmbajtjen shembullore siç ai e quajti. Kryeministri nuk preferoi ti përgjigjej akuzave të shumta që presidenti Ilir Meta zbrazi në drejtim të tij ndërsa vlerësoi me medaljen Ylli i mirënjohjes efektiven Ina Nukut, e cila plagos me kapsollë gjatë një prej protestave,të cilës i akordoi  yllin e mirënjohjes publike të kryeministrit.

“Faleminderit në emrin tim, të qeverisë dhe çdo qytetari të këtij vendi që sot ndihet i çliruar për zgjedhjet e 30 qershorit, i cili hyri në shtëpitë e shqiptarëve mu në prag të vendimit të negociatave. Mirënjohje dhe respekt për çdo efektiv policie të pagatitur dhe të gatshëm për të reaguar. Mirënjohje për 60 policët e lënduar gjatë gjithë kohës së protestave të dhunshme. Më vjen mirë që mes jush është edhe simboli i rezistencës, kolegia, mikja juaj dhe mikja ime e cila ra pre e një sulmi. Ina Nuku reagoi menjëherë ndaj një sulmi që i rrezikoi jetën, por nuk shpëtoi dot dorën. Sot është dita e duhur për t’i dedikuar Inës dhe të gjitha vajzave që shërbejnë në policinë e shtetit me akordimin e yllit të mirënjohjes së kryeministrit të vendit”, tha Rama.