Shpërthimi në Mat, PD: Akt kriminal, të zbulohen autorët

04.11.2017 12:26:26

Partia Demokratike ka dënuar me forcë shpërthimin e ndodhur mëngjesin e sotëm para banesës së kryebashkiakut të Matit Nezir Rizvani.

“Partia Demokratike shpresh shqetësimin për rastet e përsëritura të kërcënimeve dhe akteve kriminale ndaj të zgjedhurve të Partisë Demokratike”, lexohet në deklaratën e PD-së.

“Ne i kërkojmë me urgjencë policisë dhe prokurorisë të zbulojnë autorët, të zbardhin ngjarjen, e të vendosin para ligjit pergjegjësit”, shton deklarata e Partisë Demokratike.