Shpërthimi në New York, bombat ishin “tenxhere me presion”! (Foto/Video)

19.09.2016 10:24:40

Raportet zyrtare kanë bërë të ditur se bomba që shpërtheu në New York dhe një pajisje tjetër, e cila ishte gjetur në afërsi të shpërthimit, ishin tenxhere me presion të mbushura me mjete të forta.

Sipas Policisë, ato janë të ngjashme me bombat që ishin përdorur në maratonën e Bostonit, në vitin 2013.

Nga ky shpërthim në Manhattan janë plagosur 29 persona, por asnjë prej tyre nuk është në rrezik për jetë.

Lidhur me rastin, janë marrë në paraburgim pesë persona, hetimet ndaj të cilëve po vazhdojnë edhe më tej.

Kryetari i Bashkisë së New Yorkut, Bill de Blasio tha se ka pasur ndonjë njoftim për kërcënime të mundshme terroriste.

Policia ka shtuar masat e sigurisë pas shpërthimit.

bomba2

bomba3