Shpetim Xhemali kandidati shqiptar i CVP-së në Zvicër që kërkon votën e shqiptarëve

18.02.2017 12:22:59

Nga Mark z. Baftiaj

Shpetim Xhemali, kandidati shqiptar në listen e CVP për zgjedhjet kantonale të 12 marsit është një ndër politikanët më të përgatitur për të ndimuar komunitetin tonë në Zvicer. Shpetim Xhemaili lindi (1990) në Trimbach Olten, rrjedh nga një familje patriotike e cila u shpërngul nga Dunavi i Gjilanit në Kumanove për një jetë me të mirë. Por edhe në Kumanovë për ketë familje nuk kishte prespektive dhe u detyruan të largohen nga Kumanova dhe të vendosen në Zvicer.

Pse duhet votuar shqiptaret Shpetm Xhemaili në kantonin Solothurn?

Shpetimi ishte kandidat për zgjedhjet Nacionale të zvicres, ku fiton përvojen e mjaftushme, për të qene zëri i komunitetit tonë në nivelin Kantonal, e nacional. Angazhimi i tij për të ndihmuar rininë tonë për tu integruar në ekonomi, politikë, nuk ka pushuar asnjë herë. Shpetim Xhemali është njohës i mirë i problemeve socio-ekonomike dhe angazhimi i tij në CVP vije nga se Shpetim kishte idol Ibrahim Rugoven.

Për CVP respekt të veçant kishte President ynë historik Ibrahim Rugova. Flavio Coti për herë të parë priti Rugoven si president të Kosoves. Atë kohë vetem miqet e vertet e bënin një pritje të tillë. Nga CVP ishte edhe njeriu që beri shume për Kosovën – Josef Deiss. CVP si antare e EPP është shumë afere Kosoves dhe mbeshteti LDK për tu antarësuar në ketë organizate politike me ndikim në Evropian.

Prandaj të votojmë Listen 8 CVP dhe të mbeshtesim Shpetim Xhemailin!

Vota juaj është vote për ardhmerin tuaj!