Shpëtohen katër fëmijë në mesin e 31 emigrantëve që po fundoseshin nga dy barka të dëmtuara

04.10.2019 21:45:29

Autoritetet franceze i kanë shpëtuar dhjetëra emigrantë, që po lundronin nëpër Kanalin e La Manshit, në përpjekje që të arrinin në Britani të Madhe.

Por, barkat e tyre prej gome pësuar dëmtime, duke bërë që një adoleshent dhe katër fëmijë që ishin në mesin e 31 prej tyre, ta kishin jetën në shumë rrezik

Emigrantët që janë nga Iraku, Irani dhe Afganistani janë kthyer në Francë prej nga ishin nisur, ndërsa shumica prej tyre kanë pësuar hipotermi, si pasojë e qëndrimit në det të hapur. Megjithatë, asnjë prej tyre nuk ka gjendje të rëndë, që do të kishte pasoja për jetën.

Barkat ishin aq të dëmtuara dhe rrymat e ujit nuk shkonin në favor të tyre, duke bërë që njëra prej tyre të fundosej, sapo emigranti i fundit u nxor i sigurt prej aty.

Emigrantët janë duke ndërmarrë rreziqe të shumta që të arrijnë nga Franca në Britani të Madhe, e cila ka ndërmarrë një qasje të pa kompromis ndaj emigrantëve ekonomikë që vijnë në Evropë për një jetë më të mirë. /