Shprehje të “ashpra” , kritikat dhe “ofendimet” ua adresojë atyre që e kanë mizën nën kësulë

02.11.2019 00:37:13
Nga  Aurel Dasareti
Bashkëkombës të nderuar, kur unë përdori shprehje të “ashpra” në shkrimet e mia, kritikat dhe “ofendimet” ua adresojë vetëm atyre që e kanë mizën nën kësulë, që i meritojnë. Atyre që meritojnë burgun dhe servilëve të tyre që meritojnë trajtim psikiatrik. Nuk i gjeneralizoj gjërat. 
Mos zgjatem, edhe unë jam nga ata që i urrejë tradhtarët, kriminelët, dhunuesit seksual dhe duart e pista të kushdo qoftë kopil pis-mileti që derdhin gjak të pafajshëm, si për shembull të Astrit Dehari-t që e mbytën në burg në mënyra mizore, me shishe në fyt. Dhe, fajtorët “nuk po dihet se kush janë”. Sikur në trojet shqiptare, veçanërisht në Shqipëri dhe Kosovë të funksiononte shteti ligjor, shumë fëlliqësira do të dënoheshin me vdekje ose burgim të përjetshëm. Por jo, tek ne vazhdojnë avazet e vjetra: vra , masakro, dhuno, tradhto, plaçkitë pronën shoqërore, shite tokën ujin ajrin diellin qiellin dhe bëhesh hero, të lavdërojnë dhe me lot në sy të përqafojnë.
Gjergj Fishta ka qenë dhe mbetet atdhetari, poeti, intelektuali, humanisti prej më të mëdhenjve që ka pasur shqiptaria, aq i madh saqë ne të sotmit jemi shumë të vogël në krahasim me të. Me u bë më i drejtë, Gjergj Fishta ka qenë i afërt me familjen time kur bëhet fjalë për farefisninë. Dhe, përshkrimet e mia për këlyshët nuk janë më të “ashpra” se të Fishtës, përkundrazi, shumë më buta.

Gomari i Babatasit

Ju rrugaça sallahana
vagabonda shakllabana
rriçna t’ndyet, mikrobe të kqi
qi të mjerës moj Shqipni
kthelltë hi i keni në mushkni
pa dhimbë gjakun tuj ia pi,
por der kur, bre batakçi!
Bre coftina, kalbe mbi dhè
der kur ju, tu tallë npër ne,
do t’na qelbi fis e atdhe?
Ah! Bre ju.. nuk dij shka u kjoftë,
se tash ma jemi tue u njoftë,
se kush jini e shka jini
se kah shkoni e se kah vini
plang e shpi se kah i kini
e sa pare u ban gjaku:
se për ju, po, duhet laku,
për me u vjerrë o kund m”do i shpat!

Deri dje, pa kmishë mbi shtat,
me’i gjysmë setre t’pa astar,
lshuemum krahve kalavar
e me “i komçë t’njtitme nën grykë:
pantallonat me “gjyslykë”
kto edhe lidhun me nji spagë:
shtatit rreshke e ba saragë,
t’tanë gordec e berbalec
pa ndo’i msim, pa ndonji dije,
me’i fillore a nji iptadije,
erz e shpirt qitun nën themër:
turq a sllave a grek me zemër,
falun barkut veç Shqipnisë,
si ajo marrja e t’gjith njerzisë…
tuj u shite ju për gjithë treg,
sod na mbahi “Skandërbeg”,
e ngërdhucë, goditë, limue,
rrue, qethë, pipirique,
tash “n’smoking”, tash në “bon-jour”
ju, qi dje s’kishit as ushkuer
me lidhë brekët me nder me thanë
m’sahan t’huej gjithmonë me ngranë,
rrugën krejt na e keni zanë,
ke na shkoni pash e m’pash,
edhe besa me “gulash”
me “afishe” e me “sultjash”,
me “kjumshtuer” e me “ashurè”,
“kosha gjelash” si kubure,
“tarator”, “pilaf me kos”,
“mish me qepe” e “majdanos”
“shish qebap”, “brizholla viçi”,
“kunguj t’mbushum”, “kuzuici”,
“kabuni”- e “mualebi”.

Barku sod ju rri ju kodër,
kargatisë e bamun lodër:
der sa ata burrat e dheut,
qi për jetë e nderë t’Atdheut
kane ra n’luftë si shqipe t’leta,
kanë shkri gja e shpija t’veta,
kanë tuj dekë rrugave unit,
me iu dhimbë gurit e drunit.
Përse, po, kta matrahulla,
kta shqiptarë, shqiptarë kah ksula,
n’vend qi ju me u vu n’konop,
a se brinjt m’jau zbru me shkop,
a, mos tjetër, me u ngushtue
me xjerrë zhuri kund m’ndo’i prrue
për me shtrue ndo’i rrugë të shtetit
a me dlirë ndo “i skelë detit,
lavjerre buzësh, harru si viça
kqyrin m’ju si t’ishi ogiça,
për me u pri udhës s’qytetnisë
e me i sjellë t’marën Shqipnisë.
Ani kush, pra, me i pri kombit:
ju, do pyka bijtë prej llomit
qi “shqiptarë” vedit i thoni,
jo pse ju Shqipninë e doni,
jo pse ju ndo’i send kuptoni
shka asht Atdheu e shka asht Liria,
shka asht Vllaznija a Parasija,
Përparimi e Qytetnia,
por veç pse ende der më sot
nji tyran s’po e gjeni dot,
nën kambë t’cillit ju me u shtrue,
se un ma tash ma jam regjë me jue,
e jau njof shpirtin der m’palc,
pleh i ndytë me u bartun n’shalc
e me u qitë jashta Shqipnije.—

 

Gjergj Fishta (1871-1940)