Shprëndahen 11.081 pako me ushqime në Maqedoni

11.08.2016 23:53:02

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë ka njoftuar se në pesë ditët e kaluara në rajonet e kapluar nga vërshimet janë shpërndarë 11.081 pako me ushqim.

Janë shpërndarë edhe 3.127 litra qumësht, 3.930 litra jogurt, 1.039 pako me mjete higjienike, 82,5 tonelata ujë, 350 pako me pelena, 424 dyshekë, 1.240 qebe, 598 kg veshje, 226 copë çizme dhe 240 litra mjete për dezinfektim.

Nga Kryqi i kuq kanë apeluar të dhurohet ushqim i konservuar dhe ushqim për foshnja, pelena, mjete për higjienë, mjete për dezinfektim, lopata, çizme gome, doreza gome, kova dhe llamba dore.