SHQELMI I TOMË GASHIT DHE DEFINIMI I ÇËSHTJES SÊ LYPSARËVE !

19.02.2020 21:38:11

Nga: Ahmet Asani

Se lypsa ka vetëm kah ka shqiptarë, ky ështê fakt i pamohueshëm! Se lypsat ndikojnë nê krijimin e nje klime depresive në shoqëri edhe kjo ështê e vërtetë! Se populli nuk mund të bëjë dallim nga lypsi nevojtar dhe nga lypsi i paguar apo i detyruar edhe kjo është e shumê e vërtetë! Por ajo që dua ta them si të vërtetê më të madhe nga gjitha të vërtetat, ështê se një shtet i cili ka lypsa nuk mund ta quaj veten shtet!

Se nuk duhet të ketë lypsa nëpër rrugêt e Kosovës është kërkesë e drejtë dhe besoj se përkrahet nga i gjithë populli, por që ligjin ta bëjnë vet njerëzit siç deshi ta bëjë Tomë Gashi, kjo nuk është e drejtë! Toma sot tha se e ka pas ndërmend me sensibilizu opinionin rreth fenomenit të lypsave! Kjo që tha Toma i bie qe institucionet shtetrore, ato fetare si BIK-u, IPESHKVNIA e Kosovës dhe OJQ-et për bamirësi si Kryqi i Kyq, Karitasi, Heksi, Hoxhë Halil Kastrati i “Jetimave te Ballkanit”, Hoxhë Elvis Naçi i “Firedeus”-it etj, të gjithë së bashku ose duhet t’u sigurojnë të varfërve minimumin ekzistencial ose të mbyllen e mos t’bëjnë hajgare me njerëzimin!

Mendoj se me gjestin e shqelmimit të kutijës se lypsarit, me apo pa vetëdije Tomë Gashi e ka hap njê çështje e cila kërkon zgjidhje! Mirëpo, taksirati bie mbi Tomën! Toma si avokat që ështê, në vend se të vazhdoj me dhanë ‘fetva’ në facebook e mjete tjera të inforimimit, më mirë ështê të themeloj një OJQ për largimin e lypsave nga çdo vend publik, për vendosjen e tyre fillimisht para enteve shtetrore sociale, para dyerëve të xhamiave e kishave, si dhe para OJQ-ve humanitare tê lartpërmendura, derisa te rregullohet çeshtja e ekzistences minimale per çdo nevojtar në vend!

Nëse Toma nuk e merr këtë iniciativë, atëhere mendoj se duhet të vetparaqitet në prokurori që ky rast i shqelmimit të kutijes dhe nënçmimit të lypsarit të mbyllet me ligj