Shqetësimet amerikane për luftë në Ballkan dhe pesha e zgjedhjeve në Kosovë

28.05.2017 12:02:44

Nga Rexhep Kastrati

SHBA-të ndër të parat shtete që kanë shprehur shqetësime për destabilizimin e Ballkanit dhe për synimet e Rusisë për zgjerim të ndikimi të saj në këtë rajon. Të kujtojmë se më 2014, senatori amerikan Kristofer Marfi që kishte zhvilluar një turne diplomatike në rajonin tonë, në cilësinë e kryetarit të Nënkomisionit për Çështje Evropiane në Komisionin për Politikë të Jashtme të Senatit Amerikan, kishte shprehur shqetësim të këtillë dhe kishte bërë thirrje për një unitet të vendeve aleate për ta penguar këtë. Dhe vëmendja amerikane ka qenë shumë e fokusuar në këtë drejtim. Madje Daniel Server kishte ndërlidhur zhvillimet në Siri dhe në disa shtete të tjera përreth pikërisht me Kosovën, dhe e kishte quajtur hakmarrje të Rusisë ndaj SHBA-ve pikëtisht për Kosovën. Vizitat e shpeshta të zyrtarëve të lartë amerikanë në rajonin tonë, e posaçësisht në Kosovë, shtetin shqiptar, Serbi, ishte edhe një shenjë se ku e shihte SHBA mundësinë e destabilizimit të luftës në Ballkan, e që do të thotë në raportet Serbi, Kosovë, Maqedoni. Nërkaq, angazhimi i përbashkët i PDK-së, VV-së, AAK-së, Nismës dhe korpusit medietik të kontrolluar nga to në angazhime anarkiste, të dhunshme dhe destabilizuese, me mundësi të luftës ndëshqiptare dhe ndëretnike, e në mënyrë të veçantë edhe shpërfaqja e haput e pikëpamjeve dhe qëndimeve të qarta kundëramerikane dhe kundërperëndimore, informatat për implikime të sgërbimeve sekrete serbe, ruse etj., në zhvillimet në rajon, e posaçërisht në Kosovë e Maqedoni, bënin të qartë për të gjithë se ndikimi sebo-rus në këto dy shtete ishte i madh. Dhe ky ndikim u vërejt edhe në nivelet më të larta shtetërore, kur u bë e qartë se nisma e Hashim Thaçit për FSK-në ishte bashkërenduar me Serbinë, pra me Vuçiqin, por nuk ishte bashkërenduar me kryeministrin Mustafa dhe me aleatët strategjikë në krye me SHBA-të dhe NATO-n. Përveç kësaj, më parë dhe në vazhdimësi ka pasur një bashkërendim të plotë ndërmjet PDK-së, VV-së, AAK-së dhe Nismës me Serbinë edhe sa i përket agazhimeve për rrëzimin e Qeveisë, e që u bë edhe formalo-juridikisht me votimin e mocionit të mosbesimit.

Tashmë kur ka kohë që koalicioni PDK-AAK-Nisma është përfshirë në një fushatë zgjedhore, dy janë çështjet kryesore që i kanë përmendur më së shpeshti: çështjen e ushtrisë dhe ë libealizimit të vizave. Dhe për të dyja këto çështje kanë dhënë një afat tremujor për realizimin e tyre. Natyrisht se në një logjikë normale dhe në një proces normal as çështja e ushtrisë, e as e liberalizimit të vizave nuk janë çështje që zgjidhen për tre muaj, pasi që një proces i mirëfilltë për krijimin e ushtrisë, do të kërkonte kohë dhe konsensusin edhe të pakicave, e që kur bëhet fjalë për serbët, vështirë se do ta jepnin konsensusin për këtë. Dhe kur them vështirë, do të thotë se ata mund ta japin konsensusin me kushtëzime të tilla si krijimi i një formacioni etnik serb në veri, me ndonjë element tjetër të shtetësisë etj. Përrallat se serbët më 2014 kanë qenë gati ta votojnë transformimin e FSK-së në FA me kusht që të vazhdohen vendet e rezervuara, në fakt nuk i kanë besuar as vetë ata që i kanë treguar këto përralla, sepse serbët edhe për çështje më të parëndësishme, siç është rivitalizimi i Urës mbi lumin Ibër nuk e kanë bërë pa kushtëzime, e që lidhen edhe me krijimin e të ashtuquajtirt pak i paqes. Ndërkaq, realizimi i nismës së Hahsim Thaçit, pra që të mos ndodhë transformimi i FSK-së në FA, por të ristrukturohet dhe të marrë ndonjë ngjyrim kozmetik, dhe e gjithë kjo të paraqitet si formim i ushtrisë, edhe pse nuk ka përkrahje të aleatëve tanë në krye me SHBA-të dhe NATO-n, do të ishte vetëm një mashtrim dhe një bazë për barikadimin etnik që do të çonte në konflikt ndëretnik, e që më tej do të hapte rugë pë skenarë për destabilizimin e rajonit. Në këtë kuptim, është shumë me rëndësi të kihet e qartë se koalicioni PDK-AAK-Nisma, por edhe VV janë më shumë të predispozuar që të punojnë fort në destabilizimin e rajonit. Dhe kjo mund të nodhë në Kosovë, por mund të ndodhë edhe në Maqedoni apo edhe në Kosovë Lindore.

Dhe kjo vlen jo vetëm për çështjen e FSK-së, por edhe për çështjen e liberalizimit të vizave, e cila është kushtëzuar me ratifikimin e Marrëveshjes së Demakacionit me Malin e Zi. Siç dihet, AAK dhe Nisma kanë deklaruar se nuk kanë ndryshuar qëndrim lidhur me këtë çështje, pra nuk do ta ratifikojnë, e që bie ndesh me faktin se partneri i tyre kryesor, PDK, gjatë mandatit të ndërprerë, ka qenë pro, dhe për më tepër është negociuar dhe është përmbyllu si proces gjatë qeverisjes së saj me pakicat dhe kur Qeverinë e drejtonte Hashim Thaçi. Vallë do e rrëzojë PDK këtë Marrëveshje, e që do të thotë se do e rrëzonte edhe veten e saj dhr Qeverrinë që ka drejtuar? Pra, sipas logjikës së shëndoshë, që këtu do të duhej të kishte bazë për rrëzimin e Qeverisë që do ta formonte koalicioni PDK-AAK-Nisma. Por pavarësisht nga kjo, çështja siç e ka shtruar Ramushi se do ta shkarkonte Komisionin aktual për shenjimin e vijës kufitare dhe do ta formonte një Komision tjetër, e i cili do ta caktonte kufrin siç po thotë Ramushi, i bie që të fillohet një proces i ri. Dhe ky proces i ri do të duhej të kishte edhe pëlqimin e Malit të Zi, i cili tashmë e ka ratifikuar. Dhe edhe po ta ketë vullnetin Mali i Zi për ta rinegociuar çështjen e vijës kufitare, duhet thënë se tanimë Kosova do ta kishte edhe më vështirë, sepse tashmë Mali i Zi është vend anëtar i NATO-s dhe kufijtë e tij janë të garantuar nga ajo. Në anën tjetër, rihapja e çështjes së kufirit me Malin e Zi, do të shërbente si shkas që forcat procserbe dhe proruse që janë shumë të fuqishme në Mal të Zi ta përdornin këtë çështje për të destabilizuar atë, e që përsëri do të ishte bazë pë destabilizim, për një çështje që mund t japë të njëjtin rezultat si ky që është në Marrëveshjen aktuale për Demarkacion,

Pra, PDK-AAK-Nisma që në nisje të fushatës zgjedhore kanë paralajmëruar angazhime që do të ishin anagzhime destabilizuese, luftënxitëse dhe në mosbashkërednim me aleatët tanë strategjikë. Është çështje e analizave më të thella pastaj sesa do të ishte pesha e këtyre angazhimeve në kontekst gjeopolitike e gjostrategjike, e që është rast për një shkrim tjetër të natyrës edhe gjeopolitike, por gjithsesi përvijimi i këtillë i fushatës zgjedhore të PDK-AAK-Nismës, e aq më tepër kur Ramushi ka paralajmëruar se nëse do të bëhet kryeministër do të ndjekë parimin e reciprocitetit, e që do të çonte në shkëmbim territori, e që do të thotë ricopëtim të territoreve shqiptare, e që do të shtrihej edhe në Maqedoni, atëheë shqetësimet dhe vëmendja e opinionit duhet të jetë e madhe.