Shqetësuese, dhjetë mijë nxënës braktisin shkollat e Kosovës

19.01.2020 22:31:27

Edhe këtë vit shkollat po përballen me sfidën e uljes së numrit të nxënësve, Ministria e Arsimit thotë se mbi 10 mijë nxënës kanë ndalur procesin mësimor

Braktisja e shkollave nga nxënësit po vazhdon edhe këtë vit.

E arsyet janë nga më të ndryshmet.

Disa nxënës duket se kanë braktisur shkollën, arsyeje familjare u detyruan të lëvizini nga një qytet në tjetrin, ose për arsye të kushteve.

Emigrimi po mbetet si një ndër faktorët kryesorë që shkollat e Kosovës po mbesin me më pak nxënës.

Alush Istogu, Drejtor në Departamentin parauniversitar thotë se numri i nxënësve që kanë braktisur mësimin në Kosovë, po del të jetë diku rreth 10 mijë.

“Në kuadër të MASHT-it e kemi grupin profesional qe ka nxjerrë strategjinë për braktisjen e nxënësve. Nëse shikojmë në rajon e kemi diku 1.9,  përmbi 10 mijë nxënës, që nuk vijojnë mësimin” thotë Alush Istogu,  Drejtor i Arsimit Parauniversitar.

Sipas të dhënave në Ministrinë e Arsimit, ka edhe raste të tilla kur nxënësit kalojnë nga një shkollë në tjetrën.

Kurse emrat e tyre vazhdojnë të figurojnë në listat e vjetra.

“Por, këta nuk e kanë braktisur tani, çdo nxënës që regjistrohet deri sa të merr fletë-kalimin nuk guxon ta shtyjë nga evidenca. Ne kemi kërkuar që nxënësi të lëvizë, ti jepet fleta e kalimit, të përcjellët në shkollën tjetër, e regjistron në librin amë, që duhet të hiqet nga shkolla’’, shton ai.

Por nëse bëjmë një krahasim me vitet e kaluar, duket se kjo dukuri është në rënie.

“Është një dukuri që braktisja nuk mundet të hiqet kurrë, por mund të zvogëlohet. Kemi pas një trend, 2.5 tani e kemi dikund 1.9. Është një dukuri në rënie”, theksoi ai për T7.

Istogu gjithashtu tregoi se Ministria e Arsimit në bashkëpunim me MPB, kanë rregulluar që atyre nxënësve që kthehen nga vendet emigrante në Kosovë, të ju mundësohet integrimi në shkollë.

Drejtori i departamentit para universitar thotë se viti 2017 ka qenë viti më i madh i braktisjeve por më pas, 2000 nxënës të rikthyer, janë integruar menjëherë në sistemin shkollor.