Shqipëri: Albana Vokshi: Gazetari Kasmi u godit me urdhër të Ramës e Xhafajt

30.05.2018 13:05:04

Komisioni i Medias ka diskutuar sot në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj kryeredaktorit të gazetës Rilindja Demokratike në protestën e opozitës.

Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi, së bashku me kolegët opozitarë kishte hartuar dhe një deklaratë përmes të cilës dënonte dhunën ndaj Kasmit dhe ftoi kolegët e PS-së ta firmosin.

“Kryeredaktori i gazetës Rilindja Demokratike, Bledi Kasmi është goditur në mënyrë të qëllimshme në kokë nga Forcat Speciale. Nga ajo çka kemi parë nga fotot dhe videot, kemi forcat e policisë të cilat janë afruar në mënyrë të qëllimshme për ta goditur.

Me urdhër të Ramës dhe Ministrit të Brendshëm ja si e keni goditur, e kam shoqëruar vetë në spital, ka marrë goditje të thellë, ka 10 qepje në kokë. Ne si deputetë të këtij komisioni kemi hartuar dhe një deklaratë, do ju ftoja dhe ju ta firmosni”, deklaroi Vokshi.