Shqipëri/Aleanca KuqeZi thirrje 20 partive të reja: Të bashkohemi kundër PS-PD-LSI, përndryshe do asgjësoheni

24.01.2021 12:29:54

Në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, Aleanca Kuq e Zi kërkon krijimin e një poli të tretë kundër PS-PD-LSI.

Përmes një reagimi zyrtar, Aleanca KuqeZi fton çdo parti që është kundër Ramës, Bashës dhe Kryemadhit, që të bashkohen ‘si të barabartë mes te barabarteve në një Pol të III, kundër 3 partive që mbajne peng Shqipërinë për 30 vjet’.

Kryesia e Aleances Kuq e Zi thotë se monopoli dhe establishmenti thyhen vete?m nëse garojmë të bashkuar.

“Jemi e vetmja shprese per miliona shqiptare te pakenaqur nga mafia ne pushtetin e ketyre 30 viteve! Ne e kemi per detyre ti pergjigjemi nevojes se tyre!

Koalicioni apo lista e përbashkët me 140 kandidatura e partive tona është thjesht nje taktike elektorale që nuk ce?non integritetin apo identitetin e çdo partie.  Eshte nje bashkim i lire dhe i  domosdoshem, per tju kunderpergjigjur mafies ne fuqi! Pas zgjedhjeve, rruget tona ndahen ne kuvend. Në të kundërt, asnjë nga partitë nëse garojnë veç e veç, nuk do ta fitoje dot këtë garë të pabarabartë dhe do asgjesohen. Duke hyre veç e veç, ju beheni pjese e nje fasade dhe rezultati te manipuluar.”, thuhet në reagim.

Deklarata e plotë

Aleanca Kuq e Zi i bën një thirrje të hapur forcave demokratike të vendit, në vigjilje të zgjedhjeve të 25 prillit.

Të dashur motra e vëllezër shqiptare,i dashur Kombi im! Të nderuar njerëz të ndershëm të këtij vendi! Të nderuara parti patriotike, parti te reja dhe parti establishment, që kërkoni ndryshimin si:

Lëvizja Vetvendosje

Balli Kombëtar

Lëvizja e Legalitetit

Fryma e Re Demokratike

Nisma Thurja

Lëvizja për Ndryshim

Bindja Demokratike

Levizja demokratike shqiptare

Partia Atdheu

Lëvizja e Re

Partia Ora

Aleanca Demokratike

Partia Konservatore

Partia Emigranteve

Libra

Partia e Pensionistave

Lëvizja C?ame

dhe kushdo force tjetër progresiste:

Aleanca KuqeZi ju fton të bashkohemi si të barabartë mes te barabarteve në një Pol të III, kundër 3 partive që mbajne peng Shqipërinë për 30 vjet.

Komunizmi u zëvendësua me neokomunizmin ku ligjet e demokracisë u zëvendësuan nga praktikat mafioze. Të ndodhur përballe tre klaneve mafioze që kanë në dorë jo vetëm të gjitha pushtetet po dhe eksperiencen e pasur deri në perversitet të shkaterrimit që në embrion të çdo përpjekjeje që cenon interesat e tyre., të gjithëve ne, na del detyra të reagojme.

Sistemi elektoral dhe kodi i ri zgjedhor eshte shembulli me i qarte i kesaj politike.

1. Ky sistem elektoral favorizon vetem  PD-PS-LSI. Mekanizmi elektoral, nuk lejon komisioner ne kutite e votimit te asnje partie tjeter perveç PD-PS-LSI.

2. Ndryshimet kushtetuese kushtëzojnë (ne fakt pengojne) futjen në parlament te forcave te reja nepermjet vendosjes se dy pragjeve rajonale dhe kombetare.

3. Pengesat dhe barrierat finaciare, ligjore, mediatike dhe politike nuk lejojnë një garë të ndershme dhe konkuruese për partitë e tjera kundër PD-PS-LSI.

Ne keto kushte, Aleanca KuqeZi mendon se e vetmja zgjidhje eshte formimi i nje Poli te Trete si nje bashkim i forcave progresiste kunder mafies tripartiake! Ndaj AK, i fton të gjitha partitë të bashkohen me një listë të përbashkët mbi një marrveshje të noterizuar zyrtarisht për lista të hapura kandidatësh me qëllim konkurimin e ndershem dhe fitoren.

Monopoli dhe establishmenti thyhen vete?m nëse garojmë të bashkuar. Jemi e vetmja shprese per miliona shqiptare te pakenaqur nga mafia ne pushtetin e ketyre 30 viteve! Ne e kemi per detyre ti pergjigjemi nevojes se tyre!

Koalicioni apo lista e përbashkët me 140 kandidatura e partive tona është thjesht nje taktike elektorale që nuk ce?non integritetin apo identitetin e çdo partie.  Eshte nje bashkim i lire dhe i  domosdoshem, per tju kunderpergjigjur mafies ne fuqi! Pas zgjedhjeve, rruget tona ndahen ne kuvend. Në të kundërt, asnjë nga partitë nëse garojnë veç e veç, nuk do ta fitoje dot këtë garë të pabarabartë dhe do asgjesohen. Duke hyre veç e veç, ju beheni pjese e nje fasade dhe rezultati te manipuluar.

Ndaj Kryesia e Aleances Kuq e Zi ju bën thirrje urgjente për bashkim.

Mos lejoni që votat tuaja të zerohen apo te përdoren per te rifuqizuar dinosaurët PS-PD-LSI.

Eshte koha per bashkim

Me shume respekt

Kryetarja e Aleancës Kuqezi

Lumturi Ratkoceri