Shqipëri/ Aleksandër Murataj, vëllai i Admir Murataj: Dua ta shoh, është djalë nëne, s’vritet ashtu njeriu

12.04.2019 11:49:31

TIRANË- Flet nga burgu 313, Aleksandër Murataj, vëllai i Admir Muratajt. Ai thotë se lajmi i publikuar sot për sekuestrimin e pasurisë është i rremë, pasi pasuria është sekuestruar që kur ai u ndalua nga policia. Aleksandër Murataj tha se ka mbi 2 vite që nuk e ka parë të vëllain e tij, dhe shtoi se nuk ishte Admir Murataj organizatori i grupit.

Dita e fundit ishte 2 muaj para se të arrestohesha. U arrestova se shkova tek shtëpia e vëllait. Sekuestrimin e pasurisë e kanë bërë që kur u arrestova unë, këto i nxjerrin gazetarët për shoë. Spekulime nga gazetarët apo nga njerëz të gabuar. Të quhesh organizator, e të vritesh s’është normale. Të vritet organizatori e të lihet në qoshe të rrugës. Nuk di mënyrën si e vranë, edhe sikur policia t’a ketë vrarë, edhe policia ka të drejtë të japë urdhër ndalimi. Edhe fotot që nxjerrin është djalë nane. S’vritet robi ashtu edhe nga policia. Si i nxjerrin ato foto, ka shpirt, është djalë nëne. S’mund ta nxjerrin ashtu si qen rruge. Korrupsioni arrin nga parlamenti, deri tek aeroporti. Si i vodhi 10 milionë euro, kështu? Shkon ti dot? S’ka shanse që ka vajtur vetë. Dyshimi im është që e ka dërguar dikush aty…Nuk kemi ngrënë njeri në besë.