Shqipëri/ Ambasada amerikane: Ndiqni kërkesat e vizës që të mos rrezikoni

23.03.2018 12:43:09

Ambasada amerikane, me anë të një njoftimi në Facebook thekson se qytetarët duhet të zbatojnë në mënyrë korrekte të gjitha kërkesat e vizës në SHBA, në mënyrë që të mos kenë probleme në aplikimet e tjera që do bëjnë.

“Të premte të gëzuar! Sigurohuni që të ndiqni kërkesat e vizës tuaj gjatë kohës që jeni në SHBA në mënyrë që të mos rrezikoni mundësinë tuaj për të udhëtuar në të ardhmen”, shkruan ambasada.