Shqipëri/ Bukuroshe dhe në superformë/ Njihuni me arbitren e parë shqiptare

03.10.2019 11:52:45

Emanuela Rusta është vajza nga Elbasani, e cila shumë shpejt u dashurua me futbollin, një profesion i veçantë për femrat në vendin tonë.

25-vjeçarja është e para femër në Shqipëri që ka fituar stemën e FIFA-s. Vlerësimin e morri në Lisbonë të Portugalisë, ku mes 38 arbitreve femra, arriti të kalonte testet.

Ajo theu barrierat, duke përfaqësuar futbollin shqiptar në arenën ndërkombëtare.