Shqipëri/ Çelja e negociatave, Ditmir Bushati: Nuk do të jetë një proces i lehtë

08.05.2018 17:38:33

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka deklaruar se rruga e Shqipërisë drejt marrjes së çeljes së negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian, nuk do të jetë një proces i lehtë. Bushati theksoi në progres-raport do të vlerësohet procesi i Vettingut.

“Do nisim një kapitull të ri sa i takon procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, ku vendi duhet të bëjë më shumë reforma dhe të përmirësojë standardet”, – shpjegoi ai në seancën dëgjimore në Komisionin e Jashtëm. – Vendet anëtare do të shqyrtojnë raportin, do të shqyrtojnë strategjinë e zgjerimit. Ne jemi në kontakte të vazhdueshme me të gjitha vendet anëtare, nuk besojmë se do të jetë proces i lehtë. Nuk diksutohet që para nesh është një e përpjetë sidomos sa i përket gamës së të drejtave dhe detyrimeve që shtrohen para nesh, por ne mbrojmë pikëpamjen kur jemi në kushtet e një kapitulli të ri, që do t’i japë mundësi Shqipërisë të bëjë më shumë reforma, të përmirësojë standardet dhe do t’i krijojë mundësi vendeve anëtare për të influencuar pozitivisht vzhvilllmet e brenshme në Shqipëri”.

Sipas tij, “ky proces ka marrë një kohë të madhe në disa raste të paarsyeshme për shkaqe që ne i dimë mirë. Shqipëria ka aplikuar në prill 2009 për tu anëtarësuar në BE dhe vetëm pas 9 vitesh Shqipëria ka marrë rekomandimin e parë pa kushte për të filluar bisedimet”.

Bushati nënvizoi se Gjermania do të ketë një zë të veçantë sa i takon një vote pro në këtë proces, po sipas tij vendimin nuk e merr qeveria si në disa vende të tjera, por Parlamenti.

Ministri i Jashtëm përsëriti edhe një herë se “vendi duhet të përmbushë standardet e Komisionit Euroipian, ndaj standardet nuk do të jenë të ulëta për t’u përmbushur. Nuk është një çëqshtje qeverisë Rama apo mazhorancës, kjo i përket edhe opozitës”.

Pikërisht kjo e fundit ka munguar në komision, ndërsa depuetët e LSI-së, Gjosha dhe Panariti ishin të pranishëm.