SHqipëri/ COVID-19/ Manastirliu poston videon dhe bën thirrjen e rëndësishme për qytetarët

26.07.2020 11:52:51

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka apeluar edhe njëherë për mbajtjen e maskës në ambientet publike.

Manastirliu thekson se kjo është e detyrueshme me ligj dhe se maska duhet të bëhet pjesë e veshjes së gjithsecilit në normalitetin e ri

Postimi i ministres 

COVID19-Maska ose barriera mbrojtëse duhet të bëhet pjesë e veshjes së secilit prej nesh në normalitetin e ri dhe vendosja e saj është LIGJ në të gjitha ambientet e mbyllura!

Që të ndihmojmë sistemin shëndetësor në përballimin e situatës nevojitet që çdo qytetar të marrë përgjegjësi individuale, duke vendosur detyrimisht maskën, për të ulur përhapjen e infeksionit!