Shqipëri/ Deklaratat e Metës/ Ish-deputeti: Do tronditet bursa politike e Tiranës

21.03.2019 23:36:41

Përparim Spahiu, ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, e ka cilësuar deklaratën e Presidentit Ilir Meta si një paralajmërim për atë që do të ndodhë me politikën shqiptare.

Duke e krahasuar me ish-Guvernatorin e Bankës Qendrore të SHBA, Spahiu tha se Meta dha mesazhe të forta si për opozitën ashtu edhe me qeverinë.

“Një parlament jo legjitim, qeveri jo legjitime dhe president jo legjitim mund të sjellë një regjim jo legjitim”, tha ai.

Sipas ish-deputetit të LSI-së reforma në drejtësi ka qenë e dështuar dhe e hapur nga ana e mazhorancës, ndërsa deklaratat e Kreut të Shtetit do të tronditin bursën politike.