Shqipëri: Dëmshpërblimi i ish të përndjekurve, Tabaku: Persekutimi i dytë i tyre

17.01.2018 16:32:23

Idenë e hedhur pak ditë më parë nga Ministria e Financave për të mos dëmshpërblyer trashëgimtarët e ish të përndjekurëve, Partia Demokratike e konsideron një plan ogurzi të thurur nga kryeministri Edi Rama.

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku nga selia blu tha se kemi të bëjme me një tentativë për persekutimin dhe poshtërimin e dytë të ish-të përndjekurve.

“Me vendimin që paralajmëroi Ministri i Financave bëhet e qartë se qeveria e Edi Ramës u tall dhe mashtroi ish-të përndjekurit, të cilëve u premtoi dëmshpërblim të plotë”, deklaroi deputetja PD, Jorida Tabaku.

Duke renditur një sërë vendimesh kundër kësaj shtrese, të ndërmarrë nga qeveria Rama, ajo theksoi se plani i qeverisë është vijim i vendimeve të mëhershme.

“Por kjo nuk ishte e papritur. Në këto 4 vjet qeveria e Edi Ramës: Uli me e 3.2 mld lekë fondin për kompensimin. Ndryshoi skemën e kompensimit duke shpikur pengesa për të vonuar dëmshpërblimin. Hoqi bursat që u jepej familjeve të pasardhësve. Largoi nga puna familjarët e të persekutuarve vetëm për shkak të prejardhjes së tyre, duke zbatuar luftën e klasave njësoj si paraardhësit e regjimit komunist”, deklaroi Tabaku.

Sipas n

denë e hedhur pak ditë më parë nga Ministria e Financave për të mos dëmshpërblyer trashëgimtarët e ish të përndjekurëve, Partia Demokratike e konsideron një plan ogurzi të thurur nga kryeministri Edi Rama.

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku nga selia blu tha se kemi të bëjme me një tentativë për persekutimin dhe poshtërimin e dytë të ish-të përndjekurve.

“Me vendimin që paralajmëroi Ministri i Financave bëhet e qartë se qeveria e Edi Ramës u tall dhe mashtroi ish-të përndjekurit, të cilëve u premtoi dëmshpërblim të plotë”, deklaroi deputetja PD, Jorida Tabaku.

Duke renditur një sërë vendimesh kundër kësaj shtrese, të ndërmarrë nga qeveria Rama, ajo theksoi se plani i qeverisë është vijim i vendimeve të mëhershme.

“Por kjo nuk ishte e papritur. Në këto 4 vjet qeveria e Edi Ramës: Uli me e 3.2 mld lekë fondin për kompensimin. Ndryshoi skemën e kompensimit duke shpikur pengesa për të vonuar dëmshpërblimin. Hoqi bursat që u jepej familjeve të pasardhësve. Largoi nga puna familjarët e të persekutuarve vetëm për shkak të prejardhjes së tyre, duke zbatuar luftën e klasave njësoj si paraardhësit e regjimit komunist”, deklaroi Tabaku.

Sipas nënkryetares së Komisionit të Ekonomisë, ky vendim i qeverisë nuk bëhet për mungesë fondesh, por vullneti.

“Qeveria ka para, sepse këtë vit ka paguar 74 milionë euro për 3 djegësit e plehrave, pas të cilëve qëndrojnë Edi Rama dhe Arben Ahmetaj. Qeveria ka para, sepse këtë vit do të paguajë 2.5 milionë euro për palmat e autostradës. Qeveria ka para, sepse vetëm për koncesionin e dështuar të check up-it në shëndetësi do të paguajë këtë vit 5 milionë euro. Këta kanë para, por këta i përbuzin ish të përndjekurit e regjimit të sunduar nga etërit biologjikë dhe ideologjikë. Njësoj vepruan edhe me ligjin e ri të kthimit te pronave”, u shpreh Tabaku.

ënkryetares së Komisionit të Ekonomisë, ky vendim i qeverisë nuk bëhet për mungesë fondesh, por vullneti.