Shqipëri/ Diplomati: Nëse Rama s’do e kishte rikandiduar Veliajn, PS do ishte ndarë

26.03.2019 12:20:51
Kryeministri Edi Rama dhe Kandidati i PS per Bashkine e Tiranes, Erion Veliaj, gjate mitingut permbylles te fushates se Aleances per Shqiperine Europiane, ASHE, ne sheshin “Nene Tereza”, per zgjedhjet lokale te 21 qershorit. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and Candidate of Socialist Party for mayor of Tirana, Erion Veliaj, during the closing campaign of Aliance for the European Albania, AEA, in the square "Mother Teresa", for local elections on 21 June.

Diplomati Agim Nesho ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin “360 Gradë”, teksa u pyet nga moderatori Artur Zheji nëse Erion Veliaj do të ishte një udhëheqës më i mirë se Edi Rama në Partinë Socialiste.

Nesho e cilësoi Veliaj një Rama të dytë duke thënë se kopja nuk është më e mirë se origjinali, ndërsa theksoi se nëse kryebashkiaku i Tiranës s’do ishte kandiduar për mandatin e dytë, PS-ja do ishte ndarë.

“Kopja nuk është më e mirë se origjinali. Po të jetë Rama, Rama e bën 100 herë më mirë. Por një pjesë e partisë gjen një shtyllë që për tu mbrojtur. Nëse Rama nuk do ta kishte kandiduar Veliaj në një pjesë e Partisë do të ishte ndarë”, tha Nesho.