Shqipëri/ Dronët e policisë zbulojnë ‘parcelën’ me kanabis, kapen dy kultivuesit babë e bir

06.06.2020 09:23:22
Forca policie te Nderhyrjes se Shpejte, FNSH, duke prere bime kanabis ne mallet e Kurveleshit, ne Tepelene. Policia shqiptare po ndermerr nje aksion te gjere gjate te cilit jane gjetur dhe shkaterruar rreth 16.000 bime kanabis. Deri me tani gjysme milioni bime kanabis jane shkaterruar qe kur qeveria vendosi luften kunder kultivimit te droges dhe trafikimin si nje nga perparesite kryesore te saj./r/n/r/nPolice forces destroy cannabis plants in Kurvelesh commune, 200 kilometers (125 miles) south of the Albanian capital, Tirana. Albanian police found and destroyed some 16,000 cannabis plants and arrested a suspect. So far half a million cannabis plants have been destroyed since the government set fighting drug cultivation and trafficking as a top priority.

Arrestohen babë e bir në Mallakastër. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se gjatë kontrollit të ushtruar me dronë, në zonën e Çorrushit, Mallakastër, u konstatua një rast tentative kultivimi të bimëve narkotike.

Policia ka vënë në pranga shtetasit Petrit Ismaili, 44 vjeç dhe Mehmet Ismaili, 27 vjeç, pasi në afërsi të tokës së tyre, u evidentuan 95 bimë narkotike canabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Policia deklaron se kontrolli i territorit do të vijojë pa ndërprerë, duke kontrolluar çdo cep të territorit, edhe në zonat më të largëta, falë përdorimit të flotës së dronëve dhe helikopterëve.