Shqiperi/ E diela nis me aksident, autobusi i “Sharrës” përplas makinën me 3 vajza

10.03.2019 11:45:03

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në afërsi të kryqëzimit të “21 dhjetorit” në Tiranë. Një makinë me të cilën udhëtonin 3 vajza është përplasur me linjën e autobusit Vaqarr-Uzina Dinamo, ose e njohur ndryshe si “Sharra”.
Tre vajzat që lëviznin me mjetin tip “Citroen C3” kanë mbetur të plagosura lehtë.
Ato janë dërguar me urgjencë në spital, ndërsa shoferi i autobusit u shoqërua në komisariatin Nr.2.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë, por ende nuk ka detaje për shkaqet e aksidentit.