Shqipëri: Edi Rama i pakënaqur nga deputetët: Angazhimi maksimal në terren

16.04.2018 12:20:44

Partia Socialiste ka mbledhur sot grupin parlamentar, ku ka zhvilluar një mbledhje me dyer të mbyllura. Burime bëjnë me dije se kryeministri Edi Rama është shprehur i pakënaqur nga puna në terren e deputetëve.

Rama ka kërkuar që të punohet më shumë me bazën, sikur zgjedhjet të ishin këtë qershor.  “Të shpërndaheni nëpër zonat tuaja. Drejtuesit e degëve në rrethe të jenë të përkushtuar. Angazhimi në terren duhet të jetë maksimal. Të punojmë sikur zgjedhjet të jenë ketë qershor”.

Gjithashtu ai ka kërkuar nga deputetët që të ruajnë qetësinë gjatë seancave plenare të tensionuara dhe të mos bien pre e provokimeve të opozitës.