Shqipëri/Edi Rama përplaset sërish me Berishën, këtë herë për…

01.02.2019 14:01:40

Kryeministri Edi Rama i është kthyer sulmeve ndaj ish-liderit të PD-së, Sali Berisha, për deklaratat e tij kundër Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Në një mesazh në “Twitter”, Rama ka akuzuar Berishën se me sulmin ndaj Thaçit, tregon se po vazhdon sulmet kundër Kosovës.

“Furnizoi me naftë tanket e Kasapit të Beogradit. Bëri thirrje për të refuzuar Rambujenë. Shpalli terroristë marksistë-leninistë luftëtarët e UÇK-së. Ibrahim Rugova s’denjoi t’i fliste më derisa vdiq. Sot e quan Presidentin e Kosovës argat albanofob të Beogradit! Vesi del me shpirtin”, shkruan Rama.

Edi Rama@ediramaal

Furnizoi me naftë tanket e Kasapit të Beogradit. Bëri thirrje për të refuzuar Rambujenë.Shpalli terroristë marksistë-leninistë luftëtarët e UÇK. Ibrahim Rugova s’denjoi t’i fliste më derisa vdiq. Sot e quan Presidentin e Kosovës argat albanofob të Beogradit! Vesi del me shpirtin.