Shqipëri/ Edi Rama tregon ekspertët që po konsultohet për legalizimin e kanabisit mjekësor

12.05.2020 14:34:35

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim me gazetarët lidhur me situatën e krijuar nga COVID, por edhe atë politike.

I pyetur në lidhje me draftin për kanabisin, Rama u shpreh se nuk janë konsultuar me BE-në, por me ekspertë të fushës të disa vendeve ku ka pasur eksperienca të legalizimit të hashashit për arsye mjekësore.

“Ka thënë të vërtetën, nuk jemi konsultuar me delegacionin e KE-së për projektin, as unë nuk e thashë.

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë rast, pasi e vërteta është që nuk ka asnjë konsultim të bërë me delegacionin e BE-së me këtë projekt, konsultimet i kemi bërë me ekspertë të fushës në disa vende ku ka pasur eksperienca jo të legalizimit të hashashit, por futjes në jetën ekonomike dhe veprimtarinë sipërmarrëse të vendit të përpunimit të kanabisit mjekësor”, tha Rama.