Shqipëri/ Edmond Spaho: Qeveria Rama i theu në besë kukesianët, u tha “ndalni protesten s do këtë arresitme

02.04.2018 13:23:14

“Këtu nuk bëhet fjalë për rregulla dhe ligje, po ka patur një akord mes qeverisë dhe protestuesve që të pezullohej protesta në rrugën e Kombit, të mos arrestoheshin njerëz, të hynin në dialog me autoritetet vendore për të gjetur një zgjidhje. Për fat të keq qeveria e theu këtë marrëveshje në mirëbesim mes palëve dhe gjatë natës arrestoi 23 veta që ju tashmë e dini. Nëpërmjet veprimeve të dhunshme me forca speciale, a thua se po kapnin kriminelët më të mëdhenjtë e këtij vendi që po bredhin të lirë. Qytetarët janë të vendosur që ata të lirohen”, tha Spaho.

Spaho tha më tej se protesta do të vijojë deri në lirimin e të arrestuarve, dhe madje do të rritet, pasi dot ë ketë solidaritet dhe nga rrethet e tjera të vendit.

 

“Protesta do të vijojë derisa të lirohen, ose këtu në Tiranë, ose në Kukës, madje të jeni të sigurtë që do të rritet dhe solidariteti nga rrethet e tjera të vendit për të liruar këta qytetarë që protestuan për të drejtën e tyre. Ne nuk synojmë dhe nuk është në natyrën tonë që të përdorim akte të dhunshme. Protesta është e qetë pasi ata duan vetëm të shprehin kërkesat e tyre që të lirohen të arrestuarit”, vijoi ai.