Shqipëri: Fatmir Xhafaj: Dosja ‘Habilaj’ i takon drejtësisë italiane, pres përfundimin e hetimeve

18.10.2017 13:23:05

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj i pyetur lidhur me dosjen Habilaj u shpreh se kjo dosje i takon drejtësisë italiane dhe nuk është çështje e policisë shqiptare.

Xhafaj tha se do të presë përfundimin e hetimeve nga drejtësia, duke shtuar se ai nuk është si politikanët që flasin pa përfunduar hetimet.

Gjykata e Katanias, në dosjen prej më shumë se 400 faqesh që vulosi faatin e Moisi Habilajt dhe bandës së tij, përmend edhe emrin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Sipas gjykatësve dhe prokurorëve italianë, Habilaj përmend Tahirin si kushëririn e tij, si mbështetës të veprimtarisë në shkëmbim edhe të parave për fushatë.

Pjesë e kësaj dosje është një përgjim i datës 16 dhjetor të vitit 2013 i një bisede mes Moisi Habilajt dhe Sabaudin Çelajt, kur ata sipas vlerësimit të prokurorëve dhe gjykatësve italianë, përmendin Ministrin e Brendshëm të asaj kohe, Saimir Tahiri.