Shqiperi/ Fitorja shkatërrimtare, Partizani e tepron me Kukësin. Teuta ndal Tiranën

27.12.2020 20:58:30

Xhiro e 11-të e Superligës së Shqipërisë është mbyllur me zhvillimin e dy ndeshjeve derbi të cilat filluan në orën 16:45.

Skuadra e Partizanit ka mposhtur me rezultat të thellë 4-1 atë të Kukësit.

Asani hapi serinë e golave në minutën e 38’ të ndeshjes. Pastaj në minutën e 48’, Bitri e dyfishoi epërsinë e vendasve, kurse Bardhi dhe Mala në minutat 70’ dhe 79’ e ngritën epërsinë në 4-0.

Gjithçka që arriti Kukësi ishte realizimi i një goli në minutat shtesë nga pika e bardhe ku realizoi Ibraimi.

Në ndeshjen tjetër të rëndësishme, ndërmjet Teutës dhe Tiranës nuk pati fitues dhe rezultati ishte 1-1.

Tirana kaloj në epërsi pas vetëm dy minutave lojë me golin e Halilit dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë, vendasit u treguan më këmbëngulës dhe arritën të barazonin shifrat në minutën e 70 me golin e realizuar nga Kapllani.

Kjo është renditja pas javës së 11-të në Superligën e Shqipërisë:

Vllaznia 25

Partizani 19

Teuta 17

Kukësi 17

Kastrioti 16

Tirana 15

Laci 14

Bylisi 11

Skënderbeu 6

Apolonia Fier 5