Shqipëri/ Gjyqtarët e pranuan se kishte korrupsion”/ SHBA tregon si do e ndryshojë ‘Vettingu’ sistemin e drejtësisë

06.08.2019 10:40:42

Ambasada Amerikane në Shqipëri shpjegon përmes një video informuese se pse është i rëndësishëm Vettingu dhe si do të ndryshojnë sistemi shqiptar i drejtësisë përmes sistemit shqiptar të drejtësisë.

“Në videon tonë të fundit, ne ju njohëm me një përmbledhje të reformës në drejtësi. Këtë javë, do të flasim për vetingun. Me siguri ju keni dëgjuar për këtë proces, por përse është vetingu i rëndësishëm.

Përse reforma në drejtësi vendosi një proces rivlerësimi për gjykatësit dhe prokurorët dhe si do e ndryshojë kjo sistemin shqiptar të drejtësisë? Shihni këtë video dhe mësoni se si procesi i vetingut do të sigurojë që të gjithë të jenë të barabartë përpara ligjit”, shkruan ambasada.