Shqipëri/ Humbi jetën në Letoni/ Të mërkurën mbërrin në atdhe trupi i pajetë i major Klodian Tanushit

13.05.2019 18:09:25

E mërkurë, më 15 maj mbërrin në atdhe trupi i pajetë i majorit Klodian Tanushi, i cili humbi jetën pak ditë më parë në një spital në Letoni pasi nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të shpërthimit të një mine.

Homazhet ne nder te major Tanushit do te zhvillohen ditën e enjte datë 16, në hollin e Pallatit te Kongreseve.

Ndërkohë që kontingjenti shqiptar në bazën Adazi në Letoni ka kryer sot homazhet për majorin Tanushin.