Shqipëri/I arrestuar dhe ndryshime në gjendjen civile/ KQZ nxjerr zbuluar kandidatin e LSI

19.04.2021 19:05:22

Komisionit Shtetëror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e Prokurorisë së Përgjithshme për kandidatin e LSI në zgjedhjet e 25 prillit, Artur Baku.

Nga verifikimet e Prokurorisë, ka rezultuar se kandidati Baku ka qenë i dënuar apo arrestuar më parë, si dhe ka ndryshuar emrin.

“Referuar përgjigjes zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, konstatohet se subjekti, ashtu si dhe e ka deklaruar, ka ndryshuar përbërësin e gjendjen civile, rubrikën e emrit nga Afrim në Artur, ndryshim i cili është pasqyruar në regjistrin themeltar të popullsisë së vitit 1974, “Qytet Fushë-Krujë”.

Rezultoi të ketë qenë i ndaluar apo arrestuar nga organet ligjzbatuese shqiptare, për kryerjen e një vepre penale.

Referuar përgjigjes së Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, subjekti Artur Ismail Baku, lindur në datë 17.12.1973, është arrestuar në datë 23.11.2015 nga strukturat e policisë së stacionit të policisë Fushë-Krujë, për veprën penale “Shpërdorim Detyre”. 2 ditë më vonë i caktohet masa e sigurimit “Arrest shtëpie”, shkruhet në njoftim.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është drejtuar zyrtarisht Prokurorisë që të verifikojë më në thellësi 28 kandidatë për deputetë, nëse kanë pasur ndonjë kaluar të errët, të cilën nuk e kanë deklaruar në formularin e Dekriminalizimit.

Në mes të listës është edhe emri i Tom Doshit, kryetarit të PSD-së, i cili kandidon në Shkodër dhe në Tiranë. Ambasadorja amerikane Yuri Kim  ka bërë disa herë apel që të mos kanddojnë persona me rekorde kriminale, duke kërkuar që KQZ-ja të marrë vendimet e duhura.

I arrestuar dhe ndryshime në gjendjen civile/ KQZ nxjerr zbuluar kandidatin

I arrestuar dhe ndryshime në gjendjen civile/ KQZ nxjerr zbuluar kandidatin