Shqipëri: Interpoli arreston në Zvicër biznesmenin Adrian Xhillari

06.11.2017 21:50:17

Adrian Xhillari, i shpallur në kërkim prej vitit 2015 si njëri prej personave të përfshirë në skemën e kontrabandës së naftës “virgine” është arrestuar në Zvicër për llogari të drejtësisë shqiptare.

Xhillari ishte ndaluar javën e kaluar në  Zvicër, ndërkohë që pala shqiptare pret që ai të ekstradohet për t’u përballur me drejtësinë. Sipas BIRN se Prokuroria e Përgjithshme ka dërguar menjëherë letër-porosinë e shoqëruar me urdhër-ndalimin dhe dosjen hetimore në ngarkim të Xhillarit, me qëllim ekstradimin e tij në Shqipëri.

Xhillari ishte ndaluar javën e kaluar në Zvicër, ndërkohë që pala shqiptare pret që ai të ekstradohet për t’u përballur me drejtësinë. Të njëjtat burime i thanë BIRN se Prokuroria e Përgjithshme ka dërguar menjëherë letër-porosinë e shoqëruar me urdhër-ndalimin dhe dosjen hetimore në ngarkim të Xhillarit, me qëllim ekstradimin e tij në Shqipëri.

Administratori i kompanisë “Tea Construksion & Petrol sh.a”, Adrian Xhillari akuzohet për veprat penale “fshehje e të ardhurave”, “mospagim i taksave” dhe “pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe ndaj tij vazhdon të qëndrojë në fuqi masa e sigurimit “arrest në burg” e dhënë në mungesë. Mbrojtësit e Xhillarit ishin të paarritshëm për një koment ditën e sotme.

Çështja në ngarkim të Xhillarit, ish-zv/Drejtoreshës së Përgjithshme të Doganave, Lula Njebza dhe ish-kreut të Degës së Doganës së Tiranës, Mirëarbër Teneqexhiu po shqyrtohet në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë deri në momentin që Gjykata e Lartë do të vendosë për kompetencën territoriale. Më herët, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier vendosi të shpallë moskompetencën për gjykimin e kësaj çështjeje duke e dërguar atë në Gjykatën e Tiranës, por kjo e fundit gjeti se vendimi i kolegëve në Fier ishte i paligjshëm dhe vendosi të ankohet në Gjykatë të Lartë për mosmarrëveshje të kompetencës tokësore.