Shqipëri: Katolikë-ortodoksë festojnë Krishtlindjen. Janullatos, mesha e parë si shqiptar

25.12.2017 14:14:06

Këtë mëngjes Fortlumturia e tij Anastasi udhëhoqi qindra besimtarë ortodoksë në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë. Kjo ishte Mesha e parë e Krishtlindjes që ai kremton si shtetas shqiptar. Ndërsa besimtarët katolikë në katedralen e Shën Palit në Tiranë u lutën për më shumë paqe e mirësi në meshën tradicionale të Krishtlindjes, që u kremtua nga Arqipeshkvi i Arkidioqezes Tiranë-Durrësit, Imzot Xhorxh Frendo.

Duke folur para besimtareve ai tha se është një festë e madhe, e familjes dhe dashurisë.“Le të përkujdesemi që në këto ditë festive, të përjetojmë më thellë shenjtërinë dhe madhështinë e dhuratës së jetës që na e ka dhuruar Perëndia.

Dhe për më tepër të shprehim mirënjohjen tonë me përpjekje të pandërprerë për zhvillimin e jetës shpirtërore”, tha Imzot Xhorxh Frendo. Jezusi tha ai u kujdes për njerëzit e sëmurët, çdo njeri që kishte nevojë dhe ai kërkon nga ne të imitojmë shembullin e tij.